Sot pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe ende mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore.
Do të ketë edhe vranësira lokale të shtresave të larta, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 26 gradë Celsius.
Të mërkurën do të kemi ndryshim të vogël të kushteve të motit. Erërat jugore do të zëvendësohen nga ato veriore dhe verilindore dhe për këtë arsye do të ketë ulje të temperaturave, por ende do të vazhdojë të jetë relativisht ngrohtë për këtë periudhë kohore.
Edhe ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht stabil, me intervale të gjata kohore me diell, vranësira të pakta lokale dhe relativisht ngrohtë.