Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë celsius, ndërsa ato maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.