Studimet i ka përfunduar në Shkenca Ekonomike, drejtimi Administrim Biznesi.Përvojën profesionale e ushtron në fushën e burimeve njerzore dhe administratës.
Angazhimin politik e ka filluar në Gjilan, ku edhe po e zhvillon fushatën. Bazuar në përvojën e saj në burime njerëzore,Mrika thotë që ka potencial të jashtëzakonshëm rinor në Komunën e Gjilanit. Pregatitja e të rinjëve për tregun e punës duhet të fillojë në moshë të hershme ndersa për përcaktimin profesional, është e nevojshme që të ndertojmë sistem dhe krijojmë kushte. Lidhur me ketë Mrika ka përpiluar një program që synon ta realizojë gjatë mandatit në asamble.
“Prioritet i imi do të jetë mbështetja e të rinjëve,në fushën e arsimit dhe pregatitjes profesionale.
Në shkollat tona profesionale mungojnë kushtet për vijimin e praktikës, siq e kemi rastin me Shkollën e Mesme të Mjekësisë, pa lënë anash shkollat tjera. Në të gjitha mungojnë laboratorët për mësim praktik ose/dhe pajisjet e nevojshme. Gjithashtu, fokus i imi do të jetë përmirësimi i Shërbimit Shëndetësor në QKMF dhe QMF. Do të mundohem të ndikoj në zhvillimin e Sportit dhe Kulturës. Synim tjeter e kam përmirësimin e kushteve për aktoret e teatrit të qytetit. Punë, përkushtim dhe drejtësi “. Mrika Krasniqi Shala