Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe kryetar në Komisionin për Buxhët, Punë dhe Transfere, ka thënë të enjten gjatë seancës së Kunvedit të Kosovës se tërheqja e një pjese të Trustit “krijon një precedent të rrezikshëm”.
“Është kundërshtuar në Komision që të ketë tërheqje të mjeteve të Trustit”, ka thënë Muja.
Sipas tij kjo ide “shkatërron strukturën pensionale”, Muja ka shtuar se “tërheqja e mjeteve të Trustit i ndihmon vetëm 5 për qind të Trustit”.
“Mbëshetja e Qeverisë është shumë më e gjerë për të gjitha kategoritë”, ka vazhduar deputeti i VV-së.
Muja ka cituar Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), ku tha se edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2022, Kosova ka rritje ekonomike pak më shumë se 5 për qind.
Ai ka theksuar se çuditet me deputetët e rinj të cilët e mbështesin tërheqjen e trustit, duke shtuar se “është i destinuar për moshën e pleqërisë”.
“Duhet të ndalojmë çdo nismë ligjore që tenton të preken kursimet pensionale”, ka thënë Muja.