Kosova ka publikuar listën e lojtarëve për tri ndeshjet e nëntorit në kuadër të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian.
Pas publikmit të listës, presidenti i FC Dritës, Valon Murseli, ka reaguar përmes një shkrimi në ‘Facebook’, duke thënë se përsëri nuk ka ftesë për futbollistët e klubi të tij për këto tri ndeshje.
Më tutje Murseli, ka hedhur akuza në drejtim të drejtorit të Përfaqësueses së Kosovës, ku thotë se FC Drita, nuk i nënshtrohet kurr zhvatsit të pozites së drejtorit.
Shkkrimi i plotë:
Kombëtarja e Kosovës jo rastësisht e ka prek fundin!
Për lojtarët e FC DRITA përsëri nuk ka ftesë nga Kosova, jo pse nuk ka kualitete por që inatet personale te njerezve në FFK janë të ulta ku shkojnë përtej imagjinatës.
Kështu ndodhë edhe me futbollistë që po e refuzojnë Kosovën. Nëse nuk i shkojnë për qefi drejtorit të kombtares, nuk merr ftesë, nuk ka lidhje pse dëmtohet Kosova.
Drejtori i kombtares as nga kto rrethana nuk e ka pa të arsyshme të ftoj futbollist të Dritës! A e dini pse?!Sepse Drita nuk i nënshtrohet kurr zhvatsit të pozites së drejtorit të kombetares.
Kjo ndodhe sepse sigurisht që i pëlqen kjo sjellje edhe kreu i FFK-se ne raport me Driten.
Institucioni i FFK-se nuk duhet te lejoj kso marrezirash nga nje drejtor zhvates sepse nuk po e demton Driten, por po e demton futbollin Kosovar