Analisti Imer Mushkolaj, ka kritikuar disa nga ministrat e Qeverisë Kurti.
Me theks të veçantë, ai u ndalë të minsitri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.,
Sipas tij, ai ka bërë skandalin më të madh të kësaj qeverie kur i ka ndarë mirënjohje akademikut, Rexhep Qosja, në zyrën e tij.
“Mehaj menaxhon ushtrinë por unë kam vërejtur te ai vizion për këtë drejtim. Mua më ka mbetur në mendje kur në maj të këtij viti, besoni ose jo, kur Mehaj ka pritur në zyre Akademik Rexhep Qosjen dhe i ka dhënë një mirënjohje për të arriturat e tij në krijimtarinë letrare. Ky është një skandal i madh. Të mos keqkuptohem, unë e respektoj Qosjen, por cila është lidhja me Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo më ka mjaftuar që unë mos ta shoh më serioz këtë ministër”, theksoi ai në RTV Dukagjini, raporton Paparaci.