Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar zgjedhjet e së dielës, derisa ka thënë se qytetarët ndëshkruan ata që qeverisën keq.
Ai ka thënë se fituesi do të dihet pasi përfundimisht të përfundoi numërimi i plotë i votave, derisa ka shtuar se do të shikojnë dhe mundësitë e bashkëqeverisjes me VV-në.
Ky është postimi i plotë:
Në zgjedhjet e 6 tetorit LDK mori përkrahje të gjerë nga qytetarët tanë. Qytetarët ndëshkuan ata që qeverisën keq.
Në një garë tepër të ngushtë, 50:50, fituesi, LDK apo VV, do të dihet përfundimisht pasi të përfundon numërimi i plotë i të gjitha votave.
Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së