Fjala ime në promovimin e kandidaturës për kryetar të Komunës së Gjilanit!
Qytetarë të respektuar të Gjilanit.
Miq, anëtarë e struktura drejtuese të AAK-së,
I nderuar kryetar, z. Ramush Haradinaj.
Asnjëherë në jetën time, që kur angazhimi im politik e shoqëror lidhet me “shtëpinë” time politike – me AAK-në, nuk e kam menduar se në një ditë si kjo unë do të dalë para jush si i përzgjedhur për t’ju përfaqësuar në një garë politike, të cilën e kuptoj si përgjegjësi të jashtëzakonshme për të përfaqësuar vlerat më madhore që kemi krijuar në këtë rrugëtim tonin. Kjo është dëshmi se Aleanca vlerëson angazhimin e punën e mirë, dëshmi se rrita politike në Kosovën e lirë – në AAK si familje politike është krejt e natyrshme. Jam i privilegjuar që jam i përzgjedhuri juaj dhe gjithë qenia ime shprehë mirënjohjen e thellë për këtë fakt.
Jam i privilegjuar që të jem
përfaqësuesi i AAK-së para qytetarëve të Gjilanit, që kurdo kanë ditur ta vlerësojnë angazhimin tonë.
Ju garantoj se angazhimi im, ashtu si ai i Aleancës e kryetarit R. Haradinaj, për Kosovën, për Gjilanin- për atdheun tonë dhe për qytetarët është angazhim PERNIME. Këtë e kemi dëshmuar me gjithë qenien tonë, këtë do të vazhdojmë ta rrisim. Angazhimi jonë në AAK nuk është thjeshtë politik; është angazhim i njeriut për njeriun, i qytetarit të zgjedhur për qytetarin që e ka zgjedhur; angazhim i njeriut për shtëpinë e tij – për atdheun e tij.
Besoj se qytetarët e Gjilanit do të arrijnë ta njohin thellësisht këtë zotim tonin në këtë garë, duke u betuar në një besëlidhje për ato që do t’i bëjmë në katër vitet e ardhshme.
Të dashur qytetarë të Gjilanit.
Miq e struktura drejtuese në AAK.
Kryetar Haradinaj.
Aleanca…është një shtëpi politike me dyer të hapura për ata që e duan vendin e tyre; për ata që e duan qytetin e Gjilanit, një qytet modern, të zhvilluar e të dashur për të jetuar në të.
Me projektin zhvillimor Aleanca e ka PERNIME, ashu siç e kishim secilën detyrë që vendi ynë, qytetarët tanë na e kanë dhënë deri më sot si angazhim.
Gjilani e qytetarët e tij e njohin angazhimin tonë në të kaluarën.
Gjilani dhe qytetarët e tij e dinë se ne i bëjmë ato që i themi; se jemi “dorzanë” të fjalëve me veprimet praktike që do t’i bëjmë.
Shtëpia jonë është e të gjithëve. Ejani ta bëjmë Gjilanin qytetin që duam. Ejani në AAK. Ne nuk jemi në ballë; ne jemi krah jush dhe kështu e shohim ecjen e suksesshme.
Zoti e bekoftë Gjilanin dhe qytetarët e tij.
Me besim në Zot e Atdhe.
Gëzuar.
Ju falemnderit.
Nazim Gagica.