Kosova ka zhvilluar zgjedhjet e parakohshme parlamentare këtë të diel (7 qershor 2026).
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka fituar me 299 mijë e 152 vota, ose 42,91 për qind.
E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me gjithsej 147 mijë e 220 vota, ose 21,12 për qind.
E treta në këto zgjedhje është radhitur Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me 17,58 për qind, ose 122 mijë e 575 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të mbledhë 49 mijë e 917 vota, ose 7,16 për qind.
Theksojmë se në këto rezultate janë nga vendvotimet e rregullta, ku nuk përfshihen vendvotimet me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe votimi jashtë Kosovës.
Radio Evropa e Lirë ka publikuar një grafikë në të cilën shihet qartë ndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës në bazë të rezultateve të deritanishme.
LVV-ja do t’i ketë 48 deputetë, PDK-ja 24, LDK-ja 20, pakicat serbe 10 deputetë, AAK-ja do të përfaqësohet nga 8 deputetë, kurse pakicat jo serbe do t’i kenë 10 deputetë.


