Një fëmijë 11-vjeçar nga fshati Kabash i Vitisë, me inicialet M.D., ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve të rënda të pësuara në një aksident me trotinet elektrik.
Ngjarja kishte ndodhur më 8 qershor 2026 në rrugën “Pajazit Nushi” në Gjilan, ku i mituri ishte rrëzuar gjatë ngasjes së trotinetit elektrik dhe kishte pësuar lëndime serioze.
Pas disa ditësh trajtimi në QKUK, më 20 qershor 2026 u konfirmua se ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i të miturit iu dorëzua familjarëve për ceremoninë e varrimit.
Ngjarja ka pikëlluar familjen, të afërmit dhe banorët e Kabashit të Vitisë.

