Komuniteti sportiv dhe qytetar është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish-basketbollistit të gjeneratës së artë të KB Drita, Agon Maksuti.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi zyrtar, duke lënë pas dhimbje të thellë tek të afërmit, miqtë dhe dashamirët e sportit. Agon Maksuti do të kujtohet për kontributin e tij të çmuar në basketboll, si dhe për përkushtimin dhe vlerat që ka përfaqësuar brenda dhe jashtë fushës së lojës.
Sipas njoftimit të familjes, varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën, më 14 prill 2026, me namaz të drekës, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.
E pamja do të mbahet për dy ditë, më 15 dhe 16 prill, në ODA për të Pame pranë Xhamisë në Dragodan, ndërsa një ditë e veçantë për ngushëllime do të organizohet të premten, më 17 prill, në restaurant “Parajsa” në Gjilan.
Ngushëllime të sinqerta familjes Maksuti, miqve dhe gjithë atyre që patën rastin ta njohin dhe bashkëpunojnë me të ndjerin. Kujtimi për të do të mbetet i përhershëm.

