Katër perona janë arrestuar dje në Deçan rreth orës 08:30, njofton Policia përmes raportit 24 orësh.
Siç bëhet e ditur të dyshuarit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor (burim i ujit), janë rrahur mes vete dhe kanë pësuar lëndime.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Bjeshka e Vokshit, Deçan 04.07.2022 – 08:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor (burim i ujit) katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e PK-së