Ndryshimi i gjeneratave në udhëheqje i filluar në politikën shqiptare, nuk duhet të ndalet në komunën e Bujanocit, do të ishte shembulli më i keq në “botën shqiptare”.
Në vitet e fundit kemi pasur ndryshim në politikë në vendet e banuara me Shqiptarë. Realisht ka ndodhur ndryshimi në udhëheqje. Pushteti i është marrë nga qytetarët gjeneratës së vjetër të politikanëve, dhe i është besuar gjeneratës së re.
Besimi i qytetarëve ka humbur (me të drejtë) në ishliderët e subjekteve politike të cilat tani e 20 vite kanë udhëhequr me shqiptarët në komuna të ndryshme.
Ndryshimi filloi në Shqipëri me ardhjen e një fryme të re në kryeqytetin shqiptarë, Tiranë, me Erion Veliaj, i cili ka transformuar tiranën pozitivisht në çdo aspekt. Gjenerata e re u vlerësua edhe në Kosovë me ardhjen e Shpend Ahmetit në krye të prishtinës, i cili ka sjellur ndryshime pozitive në kryeqytet. Ndryshimi vazhdoi në Maqedoni tek politikanët shqiptarë. Ndryshimi vazhdoi në Mal të Zi, kur për herë të parë gjenerata e re u bashkuan dhe fituan në komunat ku historikisht ishin shumicë por, politikanët e vjetër kishin dështuar vazhdimisht të fitonin aty. Ndryshimi vazhdoi në Preshevë kur fitoi Shqiprim Arifi përballë gjithë gardës së vjetër të cilët ishin bashkuar për ta ndalur ndryshimin. Ndryshimi vazhdoi në Kosovë, fituan gjenerata e re, Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve, dhe më pas Vjosa Osmani në vendin e dytë duke i lënë të vjetrit mbrapa, shumë mbrapa. Ndryshimi ka ndodhur sepse populli tashmë e ka kuptuar se është fanatizëm i verbër nëse i “besatohesh” një subjekti politik dhe voton gjithmonë për të pavarsisht se i njejti subjekt ka shkatërruar të ardhmen tuaj, dhe të fëmijëve tuaj. Qytetarët janë lodhur nga mendësia e mentaliteti i politikanëve të vjetër të cilët janë të aftë vetëm të krijojnë kaose politike, shkatërrime, dështime socio-ekonomike, dhe iu intereson vetëm pasurimi i vetvetës dhe familjarëve të tyre.
Jeep-at me xhama të zi të cilët nuk guxon ti ndale askush, dhe iu duket vetja si El-Chapo, nuk duhet ti shohim më e as liderët e vjetër ulur në kolltuqet e tyre, duke keqpërdorur paratë e qytetarëve. Mjerimi e denigrimi i qytetarëve gjithmonë duke i gënjyer nëpër fushata zgjedhore se do të punojnë për të mirën e tyre duhet të ndalet. Këta që tashmë i keni parë duke qeverisur, mund të thurrin fjalë të mira para jush por, zanatin e vjetër nuk do ta ndalin.
Nëse nuk jeni i/e interesuar të mbeteni edhe për 4 vite tjera në duar të mashtruesve atëherë votoni për ndryshim. Mos të ‘koritemi’ ne si qytetarë të komunës së Bujanocit në botën shqiptare, duke e ndalur me duart tona (me votë) ndryshimin e filluar kudo nga shqiptarët.
Të jemi edhe ne pjesë e ndryshimit me gjeneratën e re. Ka ardhur koha ti ndëshkojmë politikanët e vjetër për 20 vite të humbura në rrena e mashtrime, pasurim të vetvetës e zhvatje të parasë publike. Mjaftë, ka ardhur koha edhe nê Bujanoc për tu kompletuar ndryshimi.
Këtë herë duhet ti jepet mundësia gjeneratës së re me kuadrot më të përgaditur, të udhëhequr nga Arber Pajaziti.
Të e përkrahim ndryshimin sepse edhe pse duan disa Ndryshimi Nuk Ndalet! #NNN
#APN-7
Fikri Mehmeti – politolog