Sot është Dita Ndërkombetare e Romëve, e kulturës, traditës, historisë dhe vlerave që përfaqëson ky komunitet. Përpjekjet për integrim, përfshirje dhe barazi sociale janë të vazhdueshme.
Bashkë me disa përfaqësues nga komuniteti rom sot zhvilluam një lojë të futbollit për të përcjellë mesazhin se integrimi është i mundur nëse angazhohemi së bashku.
Urime Dita Ndërkombëtare e Romëve, gjithë qytetarëve të komunitetit rom!