Fushata elektorale për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të përfundojë sot në 21 komuna të vendit.
Qytetarët do të dalin për herë të dytë për të votuar, të dielën më 14 nëntor. Ndër partitë të cilat kanë më së shumti kandidatë në këtë balotazh janë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në mesin e 21 qyteteve, në balotazh është edhe kryeqyteti Prishtina, kandidatë janë Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në Prizren kandidatë janë Mytaher Haskuka nga LVV dhe Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës.
Në Gjakovë janë Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Mimoza Kusari-Lila nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në Gjilan janë kandidatë Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në Podujevë janë Shpejtim Bulliqi nga LVV dhe Ekrem Hyesni nga LDK, ndërsa në Kaçanik kandidatë janë Jeton Raka nga LVV dhe Besim Ilazi nga PDK.
Balotazhi e gjen Drenasin me Ramiz Lladrovcin e PDK-së dhe Driton Ajazit nga Demokratët për Drenasin.
Rahoveci në balotazh do ta ketë Smajl Latifin e AAK-së dhe Visar Korenicën e LVV-së, Dragashi do ta ketë ne balotazh Bexhet Xheladinin nga LDK- dhe Shaban Shabanin nga PDK-ja.
Në raundin e dytë të votimieve Fushë Kosova do të ketë Burim Berishën e LDK-së dhe Enver Bajçincën e LVV-së, ndërsa në Obiliq gara do të jetë mes Xhafer Gashit nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin dhe Halil Thaçit të LVV-së.
Në Istog në balotazh do të jenë Ilir Ferati i LDK-së dhe Bekë Berisha nga AAK-ja, në Kamenicë do të jenë Qëndron Kastrati nga PSD-ja dhe Kadri Rahimaj nga LVV-ja.
Malisheva në balotazh e ka Ekrem Kastratit nga Nisma Socialdemokrate dhe Isni Kilaj të PDK-së, Klina i ka kandidatë Zenun Elezajn të AAK-së dhe Esat Racin të PDK-së.
Për të dytën herë Vushtrria ka në garë Ferit Idrizin e PDK-së dhe Xhafer Tahirin e LDK-së, Vitia në balotazh ka Sokol Halitin e LDK-së dhe Arsim Ademin e LVV-së.
Shtimja ka Qemajl Aliun e VV-së dhe Naim Ismajlin e PDK-së, Komuna e Junikut ka në garë Agron Kuçin e AAK-së dhe Ruzhdi Shehun e LDK-së. Komuna e Mamushës ka në garë Abdulhadi Krasniqi nga Kosova Demokratik Turk Partisi dhe Arif Butuqi nga Kosova Adalet Turk Partisi.
Vladan Bogdanoviqit nga Lista Serbe dhe Strahinja Spasiq nga Gi Srpska Narodna Sloga janë në garë për Kllokotin, njofton Klankosova.tv