Shefja e Shërbimit Sekret të Shqipërisë, Vlora Hyseni është arrestuar nga autoritetet shqiptare pasi u vetëdorëzua në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Hyseni ka fluturuar nga Azerbajxhani për në Kosovë pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me kërkesë të SPAK, caktoi masën “arrest në shtëpi” ndaj saj.
Masa vjen në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, ndërsa kontrolle janë zhvilluar edhe në banesa të personave të tjerë të përfshirë në hetim, mes tyre ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Vlora Hyseni, në të kaluarën kishte qenë pjesë e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, në pozitën e zëvendësdrejtoreshës së institucionit.
Ajo ishte shkarkuar më 30 qershor të vitit 2021, në atë kohë nga ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.










