Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë testuar gjithsej 562 mostra të marra në terren prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive me COVID-19, kurse numri i rasteve aktive është 2.676.
Sipas Institutit, numri total i rasteve pozitive është 5.617 raste nga 30.567 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 130 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Më 18 korrik 2020, janë shëruar 171 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.811 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.676.
Rasti i parë me koronavirus në Kosovë u konfirmua më 14 mars të këtij viti.