Shkruan: Izmi Zeka
Më rastisi këto ditë në Manifestimin për Epopenë e Jasharajve të dëgjoj shumë gjëra interesante.
Por diçka e çuditshme dhe jashtëzakonisht edhe jo profesionale ishin fjalët e krye parlamentares Osmani e cila në çdo fjalim të saj thoshte rezistencën e armatosur në Kosovë. Habit fakti se kjo zonjë duhet ta kuptoj se këtu ka pasur luftë dhe atë të pamëshirshme ku humbën jetën mbi 15 mijë veta, 20 mijë gra të dhunuara e shkatërrim masiv. Me një fjalë ka pasur luftë ndaj regjimit dhe pushtetit Serb që donte të shfaroste gjithçka shqiptare. Çështja tjetër është se në këtë luftë është luftuar nën logon e UCK-së. Pra rezistenca e armatosur në kuptimin historik për dijeninë e saj ka kuptim tjetër që nuk do ta marr mundin me ia shpjegu. Dhe aspekti tjetër, varësisht si e cilëson ajo pak do të ketë rëndësi sepse lufta e UÇK-së bashkë me Amerikanët ka ndërruar faqen e historisë kështu që ne sot jemi të lirë të shkruajmë të zhvillohemi e të flasim.
Ndoshta zonja e nderuar ende mendon se historinë e ndryshojnë emrat e përveçëm apo edhe të përgjithshëm si në kohen e komunizmit .
Për sqarim edhe njëherë këtu nuk kishte rezistencë të armatosur por luftë edhe atë luftë të përgjakshme mes dy palëve qytetarëve të Kosovës të udhëhequr nga UÇK-ja dhe pushtetit Serb
Sigurisht zonjës i ka ra në sy të shohë së paku në ekrane televizive shumë dëshmorë të rënë që në krahun e tyre kishin simbolin e shenjët UÇK. Pra ishte Ushtri Çlirimtare. Ka mjaftuar të shohë këtë simbol dhe do ta kishte kuptuar kjo zonjë e dal nga arkitektura e pavarësisë.