Duke u përballur me vapën afrikane e cila po dëmton gjelbërimin në qytetin qytetin tonë dhe e cila kërkon përkujdesje të shtuar, sot vizituam parkun e qytetit ku edhe takuam punëtorin e vyer të parkut Avdylin.
Avdyli është një punëtor i madh i shquar për vullnetin dhe angazhimin e tij.
Ka disa kohë që punëtorët e mirëmbajtjes së parkut furnizohen pak me mjete ndihmëse.
Duke parë këtë gjendje, këshilltari i asamblesë z. Latif Maliqi u dhuroi një gyp për ujitje në mënyrë që të shpëtohet gjelbërimi në parkun e qytetit.
Me punë të mira në shërbim të qytetarëve.