Për një muaj qytetarët e Kosovës kanë dëgjuar kandidatët për kryetar të komunave dhe ata për asamble komunale të shpalosin programet e tyre për katër vitet e ardhshme.
Ata kanë dëgjuar mijëra premtime, nga më të ndryshmet, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Por, me fillim në orën shtatë të mëngjesit të ditës së sotme, nis heshtja zgjedhore e cila do të zgjatë 24 orë, deri në orën shtatë në mëngjes të së dielës, kur fillon votimi për Zgjedhjet Lokale për Kryetar Komunash e ato për Kuvende Komuale.
Kjo nënkupton se propaganda, agjitimi partiak, ryshfeti i votuesve, fushata dhe shkelje janë rreptësishtë të ndaluara dhe të dënueshme.
Gjithashtu gjatë heshtjes zgjedhore informohet për zgjedhjet dhe rrjedhën e votimeve, por ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediatike.