Ish-kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi është kandidati i preferuar i amerikanëve për postin e presidentit të Kosovës.
Burimet e Syrit bëjnë të ditur se kjo preferencë i është bërë e ditur sot edhe liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit, i cili ka gjasa që ta pranoje kërkesën në mënyrë që vendi të mos shkojë me zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Hoxhaj pret norvegjezët, diskutohet nevoja për finalizimin e dialogut me Serbinë
VV më herët ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje dhe Kuvendi i ri ta zgjedhë presidentin e ardhshëm, por partitë e tjera e kanë kundërshtuar.
Deri tani Ramush Haradinaj ka kërkuar qe të bëhet president dhe ka kërcënuar koalicionin se do ta çojë vendin në zgjedhje nëse refuzohet kandidatura e tij.
Në këtë rast mund të jetë Vetëvendosja që do të shmangte zgjedhjet nëse pranohet oferta amerikane për Nehat Idrizin, një gjyqtar me përvojë.
Për zgjedhjen e presidentit duhen dy të tretat e votave për kuorum ndërsa mjafton që në votimin e tretë të marrë një shumice të thjeshtë.