Nënkryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, z. Rilind Sermaxhaj të martën ka pritur në takim Menaxherin e Projektit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nga OSCE, z. Kahramon Sanginov si dhe Zyrtaren për Monitorimin e Proceseve Gjyqësore znj. Etleva Kelmendi – Shabani.
Nënkryetari Sermaxhaj, shprehu falënderimin për mbështetjen e vazhdueshëm të OSCE-së në sistemin e drejtësisë, me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies.
Gjatë këtij takimi u diskutua për çështje të rëndësishme që lidhen me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, me theks të veçantë në trajtimin e rasteve të korrupsionit, rritjen e transparencës institucionale dhe forcimin e llogaridhënies.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe mbështetjen që OSCE-ja ofron në ngritjen e kapaciteteve profesionale, monitorimin dhe avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

