Sot ishte paraparë të mbahet Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, por në momentet e fundit është vendosur të shtyhet kjo seancë shkruan Radio Star.
Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, nuk ka mundur të bëjë koalicion më njërën nga pariti politike, së fundmi flitet se PDK është afër marrëveshjes por që ende nuk është arritur një marrëveshje mes dy partive politike.
Çka ndodhë nëse nuk do të ketë koalicion?!
Në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale, kryesuesi i Kuvendit duhet të zgjidhet më së largu 30 ditë pas betimit të anëtarëve të asamblesë. Rrjedhimisht i bie që, në janar, përfundon afati ligjor, kur duhet të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal në Gjilanit. Nëse një gjë e tillë nuk arrihet të bëhet deri me këtë datë, atëherë do të ketë sërish zgjedhje të reja, për asamble komunale në Gjilan.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni përpos kryesuesit të asamblesë, nuk ka formuar ende ekipin e tij.