Familja njofton të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën Arianit Robelli se ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, të shtunën, me fillim nga ora 13:00.
Ceremonia mortore do të nisë nga xhamia në lagjen Dardania, prej nga do të përcillet për në vendin e varrimit.
Pritjet për ngushëllime do të mbahen në lokalin “Parajsa”, nga e diela deri të martën, në orarin 09:00–17:00.
Familja falënderon të gjithë të afërmit, miqtë dhe qytetarët për solidaritetin dhe mbështetjen në këto momente të dhimbshme.










