Nexhmi Rexhepi është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Siç bëhet e ditur në njoftimin në Facebook nga kjo gjykatë, Rexhepi u zgjodh në seancën administrative të mbajtur më 10 dhjetor.
Mandati i tij do të nisë më 31 dhjetor 2024, pasi që kryetares aktuale Gresa Caka-Nimani i përfundon mandati nëntëvjeçar.
Gjyqtari Safet Hoxha është zgjedhur zëvendëskryetar i Gjykatës Kushtetuese.
“Në Seancën Administrative të mbajtur më 10 dhjetor 2024, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kanë zgjedhur gjyqtarin, Nexhmi Rexhepi, Kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.