Klubi futbollistik Drita nga Gjilani ka bërë publike një fotografi simbolike me trofetë më të rëndësishëm që ka fituar në vitet e fundit, një dëshmi konkrete e suksesit, përkushtimit dhe vizionit të qartë që ka karakterizuar klubin bardh e kaltër.
Në fotografi shihet drejtori gjeneral Feti Murseli, figura kyçe dhe themeli i këtij projekti ambicioz, i cili që nga ardhja e tij në krye të strukturave menaxheriale ka udhëhequr klubin drejt epokës më të suksesshme në historinë moderne të tij.
Arritjet e FC Dritës nën këtë udhëheqje:
• 🏆 Kampion i Superligës 2017-18
• 🏆 Fitues i Superkupës së Kosovës 2017-18
• 🏆 Kampion i Superligës 2019-20
• 🏆 Kampion i Superligës 2024-25
Këto suksese nuk janë të rastësishme. Ato janë rezultat i një pune të vazhdueshme, investimeve strategjike dhe një organizimi profesional, ku figura si Flamur Bunjaku (president i klubit) dhe Valon Murseli (drejtor sportiv), kanë kontribuar fuqishëm në rritjen dhe modernizimin e klubit.
Por pa dyshim, siç thuhet shpesh edhe në opinionin sportiv, “koka e krejt këtij projekti” mbetet Feti Murseli, një lider i qetë, por me vizion të madh, i cili ka ditur të ndërtojë një strukturë që funksionon si makineri fituese, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.
Drita jo vetëm që ka rikthyer trofetë në qytetin e Gjilanit, por ka bërë krenarë tifozët dhe gjithë komunitetin që e ndjek me pasion./Radio Star/