Udhëzimi Administrativ i Ministrisë së Shëndetësisë për unifikimin e çmimit të barnave do të hyjë në fuqi brenda 6 muajve.
I mori barnat që ia caktoi mjeku. Por, për t’i blerë më lirë këto barna, Sahit Maliqit, iu desh të vinte nga Lagjja Aktash tek barnatoret afër tregut në Prishtinë.
Maliqi thotë që çmime të njëjta do duhej të kishin edhe barnatoret në lagjen e tij.
E një qytetar tjetër, thotë që medikamentet këtu janë më shtrenjtë sesa në vendet e tjera, raporton T7.
E pikërisht në muajin maj, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, njoftoi opinionin që ka nënshkruar një Udhëzim Administrativ, që e rregullon unifikimin e çmimit të barnave.
Por, ani pse në fillim të postimit, ministri Ismaili thotë që kjo punë është kryer, qytetarët nuk do të mund të shërbehen me çmime të njëjta të barnave, edhe për një kohë.