Nga Ervin Shkulaku
Një ngjarje e pazakontë sa dhe komike ka ndodhur në Kosovë para pak ditësh dhe gjithçka është fiksuar falë një kamere.
Sipas nje video të siguruar nga www.albeu.com një qytetar në Gjilan (emër i njohur për redaksinë) me një shumë të madhe parash (më shumë se 5 mijë euro) del nga zyra për të hipur në makinë. Por në momentin që hip në të, shuma e parave i bie për tokë, ndërsa ai largohet nga vendi pa e vërejtur. E nuk kaluar as disa sekonda dhe pas tij vjen një i moshuar me biçikletë i cili e vëren shumën e parave që ishte për tokë dhe menjëherë ndalon për t’i marrë.
Ndërkaq kjo ngjarje po ndodhte gjatë ditës dhe atij i afrohen disa persona të tjerë të cilët i ndihmojnë t’i mbledhë paratë pasi supozuan se ishin të të moshuarit. Madje, pasi u mblodhën paratë ata e këshillojnë që të ketë kujdes dhe të mos i rrëzohen sërish, shkruan albeu.com.
E megjithatë ngjarja vazhdon edhe më tej. Personit që i kanë rënë paratë menjëherë raporton rastin në polici dhe u gjendën menjëherë. I moshuari i dorëzon paratë dhe merr edhe një shpërblim./albeu.com/