Klubi Futbollistik “Drita” ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në afatin kalimtar të janarit. Pas afrimit të sulmuesit nigerian Esosa Priestley Irogue, tashmë kampionët në fuqi kanë ‘firmosur’ edhe me bashkëvendasin e tij Henry Onoka Austine.
Komunikata e plotë:
Klubi jonë FC DRITA në vazhdën e përgaditjeve në Antalya ka arritur që me suksesë ta mbyll edhe një marrëveshje me lojtarin nga Nigeria pasi edhe ky sikurse Esosa ishin në prova me ekipin!
22 vjeqari Henry luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe vjen nga ekipi Menemenspor që bënë gara në ligën e parë turke.
Henry ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysëm me ekipin dhe shpresojmë shumë në kontributin e tij në vazhdim të kampionatit.
“Për mua është knaqësi e madhe të jem pjesë e një klubi që është kampion dhe që lufton për trofe. Shpresoj që të bëj më të mirën për klubin dhe për tifozët e që me sa kam informacion janë më të mirët e këtij vendi”
Welcome Henry!
FC DRITA⚪️?