Në tribunat ku zakonisht sundon pasioni dhe rivaliteti, sot u pa diçka më e madhe se vetë futbolli. Tifo-grupi “Skifterat” dëshmoi se respekti dhe njerëzia janë vlerat që qëndrojnë mbi çdo rezultat dhe përballje. Me një koreografi të ndjerë dhe mesazh prekës për ish-zëdhënësen e Dritës, Elife Sherifi, ata treguan se futbolli nuk është vetëm garë, por edhe zemër, kujtim dhe dinjitet.
Në ato momente, ngjyrat u bashkuan, zërat u qetësuan dhe mbeti vetëm një ndjenjë e përbashkët: respekti për njeriun. Sepse, mbi të gjitha, janë këto gjeste që e bëjnë tribunën të madhe dhe futbollin të paharrueshëm./Radio Star/

