Data e sotme shënon 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të humoristit Rasim Thaqi, i njohur si Cima.
Sot në këtë datë makina ikonike e humoristit që la gjurmë në humorin kosovar, është vendosur para Ministrisë së Kulturës në shenjë respekti, shkruan Jepi zë.
Ministria e Kulturës ka publikuar fotot në Facebook, duke kujtuar bashkë me familjarët e tij humoristin e ndjerë.
Postimi i plotë:
Në një vjetorin e vdekjes, bashkë me anëtarët e familjes, miqtë dhe bashkëpunëtorët e kujtuam Rasim Thaqin – Cimën, një ndër personalitetet më të veçantë të skenës humoristike shqiptare.
Në emër të familjes, të pranishmit i përshëndeti vajza e Rasim Thaçit, Adelina, e cila falenderoi ministrin për organizimin dhe të pranishmit për prezencën, ndërsa shtoi se ndjehet krenare me veprimtarinë që la pas babai i saj “Sa herë t’kujtojmë ne në familje – e sa here të kujtojnë njerëzit e këtij nënqielli babë, na kthehet fuqia, optimizmi, buzëqeshja dhe dashuria për njeriun e këtij vendi dhe për këtë vend” shtoi ajo.
Rasim Thaçi do të mbetet gjithmonë ikonë e kulturës tonë ndërsa do të kujtohet për veprimtarinë e pasur artistike që ka lënë pas.