Nila Hasani ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “Dita Ime”, duke shënuar një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj artistik.
Edhe pse në moshë të re, Nila po dëshmon talent, përkushtim dhe potencial të jashtëzakonshëm. Me një zë të veçantë dhe interpretim të ndjerë, ajo synon të ndërtojë një karrierë të suksesshme dhe të zërë vendin e saj në skenën muzikore shqiptare.
“Dita Ime” vjen si projekti që e prezanton Nilën para publikut të gjerë, duke reflektuar ambicien dhe pasionin e saj për muzikën. Kënga shoqërohet edhe me një videoklip, i realizuar me kujdes profesional, duke i dhënë projektit një dimension të plotë artistik.
Me këtë publikim, Nila Hasani nis zyrtarisht rrugëtimin e saj në muzikë, ndërsa pritshmëritë janë që emri i saj të dëgjohet gjithnjë e më shumë në tregun muzikor shqiptar./Radio Star/

