Njëmbëdhjetë mësimdhënës të Gjuhës shqipe këkrohen vetëm në tetë shkolla të mesme të ulëta të komunës së Gjilanit nga 19 sosh, sa janë shpallur në konkursin e fundit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, për vitin e ri shkollor 2023/24. Teksa konkursi i publikuar përmban gjithsesj 26 shkolla, të tria niveleve.
Janë publikuar gjithsesj 53 vende të lira të punës, 42 në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta, 3 në insitucionet parashkollore dhe 8 në shkollat e mesme të larta.
Nëse përkthehet në pëqindje afër 30 për qind kërkohen vetëm në shkollat e mesme të ulëta, meqë asnjë mësimdhënës i Gjuhës shqipe nuk kërkohet në shkollat e mesme të larta.
Pas dominimit pothuajse absolut për mësimdhënës të Gjuhës shqipe, pas saj pasojnë këkresat për numër më të madh për mësimdhënësë klasor, të TIK-ut dhe Matematikës, por jo në ndonjë numër të theksuar.
Ndryshe, kaherë nuk ka pasur kaq vende të lira të punës për mësimdhënës të Gjuhës shqipe./RadioStar/