Ardian Nuhiu është paraqitur në konferencën për shtyp para sfidës kampionale ndaj Dritës, derisa ka theksuar se ekipi që ai drejton është gati për këtë takim.
Nuhiu është shprehur optimist për duelin e radhës, teksa potencon se grupi është i motivuar dhe i bashkuar për këtë kërkuar maksimumin nga kjo përballje.
“Jemi munduar ta përgatitim ekipin si në aspektin taktik ashtu edhe fizik. Jemi munduar ta analizojmë në detajet më të vogla ekipin kundërshtar, pasi detajet bëjnë diferencën në ndeshje të tilla. Shoh një skuadër të motivuar dhe të mobilizuar. I shoh të bashkuar për të bërë punë si grup. Besoj fuqishëm se vetëm si grup mund të bëjmë më të mirën në takimin e radhës”.
Duke folur për rëndësinë e derbit kryetrajneri Nuhiu ka theksuar faktin se është prilegj të jesh pjesë e kësaj ndeshje.
“E dijmë rëndësinë e ndeshjes për tifozët dhe jo vetëm, pasi që ngelet në histori dhe kjo flet mjaftueshëm që futbollistët duhet ta shfrytëzojnë që të kenë mundësi sepse është ndeshje sepciale. Është kënaqësi të jesh pjesë e këtij derbi, por njëkohësisht edhe mundësi për futbollistët që t’i nxjerrin vlerat e tyre. Besoj që kjo ndeshje do të arsyetojë epitetin e ndeshjes derbi. Ndeshje e rëndësishme sikurse në aspektin e pikëve, po ashtu luhet edhe për krenari. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje”.
Nuhiu ka folur gjithashtu edhe për rëndësinë e ndeshjeve në fazën finale të kampionatit, meqenëse ndeshjet po shkojnë duke u pakuar.
“Jemi në fazën finale të kampionatit dhe çdo ndeshje është e rëndësishme. Besoj fuqishëm te grupi dhe futbollistët që do të sillen sikurse janë të uritur në ndeshjen e nesërme, sepse përveçse janë të rëndësishme pikët për ne si skuadër, gjithashtu e rëndësishme që në derbi të bësh gjithmonë maksimumin, apo të mobilizohesh që të jesh gjithmonë te më e mira e jotja”.
“Jemi të fokusuar vetëm te ndeshja e nesërme. Të tregojmë autoritet dhe personalitet, pastaj do të shohim edhe ndeshjet tjera. E dijmë që nuk do të jetë e lehtë, pasi që gjithë skuadrat kanë objektivat e tyre për të arritur, mirëpo ne do të shkojmë ndeshje pas ndeshje dhe do të përqendrohemi të arrijmë të marrim më të mirën”.
“Përgjegjësia është gjithmonë e imja për gjithçka që nuk do të shkojë mirë, për të cilën nuk dua të besoj. Ndërkohë për gjithçka që do jetë pozitive është meritë e futbollistëve”.