Drita është mposhtur në udhëtim ndaj Dukagjinit, duke humbur me rezultat minimal 2-1.
Dukagjini u tregua më e suksesshme se Drita në këtë takim, përkundër faktit që mbeti me një lojtar më pak në fushë, shkruan Sheshi.info
Pas takimit, trajneri Ardian Nuhiu është prononcuar për media.
“Realisht sot pamë një ndeshje të luftuar nga të dy skuadrat. Pjesa e parë ishte më e mirë për ne, u munduam që të fitojmë ndeshjen kur Dukagjini mbeti me një lojtar më pak”.
“Në momentin që e kërkon golin me çdo kusht, mund të bëjmë ndonjë gabim në mbrojtje – dhe një gjë e tillë ndodhi”.
“Nuk do të bëjmë numrime e kalkulime në fillim të kampionatit. Duhet të shohim përpara, kampionati është i gjatë. Ne duhet të ulim kokën dhe të punojmë”.
“Nuk diskutohet që duhet të mobiliziohemi për takimin ndaj Prishtinës, duhet të jemi bashkë si asnjëherë më parë. Duhet të analizojmë kundërshtarin e radhës që të kthehemi te fitorja”, ka thënë trajneri për Art Sport pas takimit.