Para sfidës së radhës, trajneri Nuhiu ka kërkuar angazhim të pakompromis nga skuadra e tij. Ai ka theksuar se shembulli i Oltit në fushë, me luftë, pasion dhe përkushtim, duhet të jetë standardi për të gjithë lojtarët.
“Nesër, dua t’i shoh të gjithë me zemrën dhe grintën e Oltit”, ka thënë ai, duke bërë të qartë se vetëm me shpirt gare mund të arrihet suksesi./Radio Star/