Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave të ‘Zgjedhjeve 2019’ të mbajtur dje me 6 tetor, shkruan Gazeta Metro.
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që të kap shifrën prej mbi 200.374 votave apo 25,59%, kështu duke u bërë partia e parë në vend.
Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon të mbet e dyta me 194.778 vota apo 24,87%, kështu larg nga vendi i parë për më shumë se 6 mijë vota.
E treta është Partia Demokratike e Kosovës, ajo ka tani 164.930 vota apo 21,06%, larg nga vendi i dytë për më shumë se 30 mijë vota.
E katërta është koalicioni AAK-PSD me 90.280 vota apo 11.53%, e pesta është Lista Serbe me 52.529 vota apo 6.71%.
Kurse NISMA-AKR nuk po mundet ta kalon pragun zgjedhor, duke mbetur kështu me 38.369 vota apo 4,90%.