Janë konfirmuar edhe 17 raste të reja me koronavirus në Komunën e Gjilanit, duke bërë që numri i rasteve në komunë të arrijë në 47.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se nga testimet e bëra kanë rezultuar 34 raste pozitive me coronavirus, ku 15 ishin nga komuna e Gjilanit, numri i përgjithshëm ka shkuar në 47 dhe 18 të shëruar plotësisht.
Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka treguar se nga 34 rastet e konfirmuara nga IKSHPK, 17 janë nga Gjilani, Livoçi i Epërm, dhe Kosaça.
Postimi i plotë:
Nga rezultatet e publikuara të natës së mbrëmshme nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, janë shfaqur edhe 17 raste pozitive me COVID19 nga Komuna e Gjilanit. Nga këto raste, kemi raste nga Gjilani, Livoçi i Epërm, dhe Kosaça.
Nga 30 raste të prekura deri dje, Komunës së Gjilanit, i janë shtuar edhe 17 raste të reja, të cilat si tërësi janë 47 raste. Të gjitha rastet e konfirmuara përgjatë natës së mbrëmshme janë raste kontakti, dhe se bëhet fjalë për raste të pritura. Nga të gjitha këto raste, 23 raste janë në vetë-izolim, dhe, 5 raste në hospitalizim, ndërsa, 18 raste janë të shëruar plotësisht.
Situata është nën kontrollë, dhe, organet kompetente të mantelbardhëve po përkujdesen për ta, deri në shërim të plotë të tyre. Ju lutemi shumë, dhe, vazhdojmë të ju bëjmë thirrje, t’i respektoni rregullat e ngritura nga institucionet gjegjëse, si Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, organet komunale etj.
Mos dilni jashtë shtëpisë pa patur nevojë. Qëndroni pranë familjes suaj, dhe, mos shkoni e as mos pritni mysafirë. Shtoni higjienën personale e familjare. Është e vetmja formë ku mund ta parandalojmë dhe të mos e lëmë të përshkallëzohet kjo pandemi.
#bashkeiadalim