Temperaturat e larta kanë bërë që shumë nxënës nëpër shkolla të kenë probleme shëndetësore, pasiqë siq dihet asnjë shkollë në komunën e Gjilanit nuk i plotëson kushtet që mësimi të zhvillohet në këto temperatura përvëluese.
Si problem më të rënd këtë e kanë nxënësit e shkollës fillore që të zhvillohet mësimi në këto kushte, e në të shumtën e rasteve mungon edhe uji, i cili shërben bile për tu freskuar.
Problem në vete në këto temperatura të larta, kur jemi në përfundim të vitit shkollor janë edhe tualetet, ku kundërmojnë korridoret e shkollave në mungesë të ujit për pastrimin e tyre.
Eshtë bërë traditë që cdo nxënës me mjetet e tyre vetanake janë të detyruar të furnizohen me ujë pasiqë uji nëpër shkolla është totalisht i pa përdorshëm në mungesë të pastërtisë.
E veqant në këto ditë përcëlluese është se në shumë shkolla mungojnë perdet apo roletat, për tu mbrojtur nga rrezet e diellit ku në një klasë vijojnë mësimin gjerë në 30 nxënës.
Por, po ta vizitoshë Drejtorin e Arsimit në cdo zyrë ka klimë, ndërsa fëmijët e këtyre zyrtarve “përvelohen” në klasat e tyre duke patur probleme në mbarvajtjen e mësimit.
Urojmë që ky vit të jetë i fundit në këto kushte ku munden të sëmuren fëmijët nga kjo vapë dhe mungesë e kushteve sanitare higjenike./RadioStar/