Më shumë se 461 mijë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në botë në 24 orët e fundit, dhe më shumë se 8 mijë e 300 persona kanë vdekur, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Sipas OBSH-së, 461 mijë e 606 infeksione të reja dhe 8 mijë e 363 vdekje janë regjistruar në 24 orët e fundit. Numri më i lartë i infeksioneve të reja, 44 për qind u regjistrua në Evropë, pasuar nga Amerika Veriore dhe Jugore dhe Azia Juglindore.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të pacientëve dhe vdekjeve që nga fillimi i shpërthimit të sëmundjes infektuese në dhjetor 2019 në Kinë.