Presidentja e vendit, Vjosa Osmani si dhe kryeministri, Albin Kurti, do të udhëtojnë sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Drejtuesit e shtetit udhëtojnë për në Amerikë, me ftesë të familjes Albright.
Kurti dhe Osmani do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të sekretares amerikane, Madeleine Albright, e cila ndërroi jetë në moshën 84 vjeçare më 23 mars.
Përpos pjesëmarrjes në këtë ceremoni, në kudaër të udhëtimit në SHBA, Osmani dhe Kurti kanë paraparë edhe disa takime të tjerë.
Ndryshe për kryeministrin Kurti kjo është vizita e parë në Amerikë, pas marrjes së mandatit.
Për dallim nga Kurti, presidentja Osmani udhëtoi edhe më parë për në SHBA. Kurti vazhdimisht pati deklaruar se do të udhëtojë drejt Amerikës, anipse vetëm shkoi duke shtyrë muajt. Tashmë Kurti do të qëndrojë në SHBA, i ftuar të jetë pjesëmarrës në ceremoninë e organizuar në nderim të Albright.