Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka mirëpritur qëndrimin e presidentit të SHBA-së, Joe Biden për dialogun Kosovë – Serbi në letrën që ia dërgoi presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
E mirëpres qëndrimin e qartë të Joe Biden në lidhje me dialogun Kosovë- Serbi.Kjo është padyshim e qartë se e vetmja rrugë përpara në dialog është marrëveshja me njohje reciproke. Një qasje e humbur që nga fillimi i dialogut-një qasje e nevojshme për përfundimin e tij me sukses”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Biden në letrën e urimit për Vuçiqin, mes tjersha ia bëri të qartë se njohja reciproke është mënyra më e mirë për normalizimin e mardhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.