Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë duke vlerësuar lart të rinjtë e Kosovës.
Ajo ka shpërndarë një video në rrjete sociale, teksa ka thënë se Rinia është potenciali më i madh i Kosovës, burim i kreativitetit, energjisë së pashterrshme e i dashurisë për Kosovën, shkruan teve1.info
Tutje Osmani ka thënë se nga podiumet olimpike e deri te garat botërore në shkencë të rinjtë e Kosoës janë imazhi më briliant i vendit.
“Rinia – potenciali më i madh i vendit tonë, burim i kreativitetit, energjisë së pashterrshme e i dashurisë për vendin. Nga podiumet olimpike e deri te garat botërorë në shkencë, të rinjtë tanë janë imazhi më briliant i Kosovës. Urime Dita Ndërkombëtare e Rinisë”, ka shkruar Osmani.