Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar presidenten e re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova.
Osmani ka shkruar se Kosova dhe Maqedonia gëzojnë raporte të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë angazhim të fortë për integrim evropian.
Ajo gjithashtu tha se mezi pres të punon me presidenten e zgjedhur, që sipas saj, për t`i arritur qëllimet e përbashkëta.
“Urime për Gordana Silanovska-Davkova për fitoren zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, dhe që u bë presidentja e parë grua e vendit. Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë raporte të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë angazhim të fortë për integrim evropian. Mezi pres të punoj me presidenten e zgjedhur për ta arritur këtë qëllim të përbashkët dhe t’i thellojmë marrëdhëniet mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut”, shkroi presidentja në platformën “X”./teve1.info/