Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Donald Trumpin për inaugurimin e mandatit të tij të dytë si president i Amerikës.
Në një mesazh të publikuar në X, presidentja Osmani ka theksuar gatishmërinë e Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin me administratën e re amerikane.
Në urimin e saj, Osmani ka shkruar:
Urime Presidentit Donald Trump për betimin si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kosova është e gatshme të punojë me ju, zëvendëspresidentin JD Vance, dhe administratën tuaj për të forcuar marrëdhëniet tona të veçanta, për të promovuar vlerat tona të përbashkëta të lirisë dhe për të adresuar sfidat e kohës sonë.
Në emër të popullit të Kosovës ju uroj suksese të mëdha.