Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, prezantoi hartën e re të rrezikshmërisë nga përmbytjet dhe rrezikut nga vërshimeve, vetëm pak orë para parashikimeve për reshje të mëdha shiu në vend.
Ministri Aliu theksoi rëndësinë e këtij projekti dhe angazhimin e plotë të ministrisë për të përfunduar sa më shpejt ”Hartat e Rrezikshmërisë nga Përmbytjet dhe Rrezikut nga Vërshimet”. Ai deklaroi: “Ne jemi angazhuar maksimalisht në hartimin e Planeve të Menaxhimit të Rrezikut nga Vërshimet, me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të dëmeve që mund të shkaktohen nga përmbytjet.”
Shkrimi i plotë:
Pak orë para shiut të madh në Kosovë, Ministri Aliu preznatoi hartën e rrezikshmërisë nga përmbytjet dhe rrezikut nga vërshimeve
Projekti ”Hartat e Rrezikshmërisë nga Përmbytjet dhe Rrezikut nga Vërshimet”, tashmë drejt përfundimit.
Në kontekstin e mbrojtjes nga vërshimet dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, jemi angazhuar maksimalisht në hartimin e Planeve të Menaxhimit të Rrezikuar nga Vërshimet.
Sot u prezantuan Hartat e Rrezikshmërisë, si një hap tejet i rëndësishëm, po aq sa edhe i domosdoshëm drejt përmirësimit të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike.
Mbështetja në hartat e rrezikut nga përmbytjet është kritike për planifikimin urban dhe infrastrukturën, njëherit Ministria është e angazhuar maksimalisht në implementimin e hartave të rrezikut nga vërshimet për të forcuar kapacitetet tona për menaxhimin e krizave.