Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili është iniciues i projektligjit për tërheqjen e 30 përqindeshit nga Trusti pensional ka paralajmëruar Qeverinë Kurti se nëse nuk kalon ky projektligj, opozita do t’i bllokojë marrëveshjet ndërkombëtare.
“Pushteti duhet ta kuptojë një çështje, opozita është e bashkuar në kërkesën për Trustin, është kërkesë e qytetarëve, dhe nëse pushteti nuk reflekton do të ketë problem me kalu marrëveshjet ndërkombëtare në ta ardhmen”, tha Haxhiu në Kanal10.