Për ish-kryeministrin e ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha, Kosova është përballë aktit të tretë të tradhtisë së madhe.
Sipas ish-kryeministrit ky është një plan serb.
Kosova po përjeton kësaj here, aktin e tradhtisë së madhe, të tretë më të rëndë që nga viti 1944 deri sot”, ka thënë Berisha për syri.net.
“Kosova, një shtet që festoi pavarësinë e saj, që qëndroi e pamposhtur rreth 1 shekull nën pushtimin serb, që derdhi gjak me mijëra të rënë, që pësoi një barbari ndër më të mëdhatë pas luftës së dyte, gjendet papritur e prerë në bese me thikë pas shpinë, në tregti për kufijtë e saj”, është shjprehur ai.
“Kërkesë të cilën përveç Beogradit, nuk e ka bërë kush kurrë në ekzistencën e saj. Nuk ka gjë më tragjike dhe të pakonceptueshme. Asnjë lloj të drejte ka patur Beogradi ka patur për territor të Kosovës, sikundër Kosova për të kërkuar”, ka thënë ai.
“Me këtë axhendë, e cila nuk është e institucioneve të Kosovës, shoqëria civile, me përjashtim 2-3 gazetarëve, nuk e ka këtë axhendë”, ka theksuar Berisha.
“Këtu ndodh e paimagjinueshmja. Një njeri që thotë kam mandat të shkelmoj kushtetutën, integritetin territorial, të tregtoj territoret e vendit tim, një njeri që thotë se jam unë dhe jo Beogradi që kërkon shkëmbimin e territoreve në mënyrën më të paimagjinueshme, ndërkohë që ajo kërkesë është paraqitur që në vitet 90-t, për hir të së vërtetës jo nga Millosheviçi, ai donte vetëm Metohinë të linte, pjesën tjetër thoshte më takon mua, por këta që ishin më zemërgjerë, këtë flamur e kapin argatët”, është shprehur ai.
“Dolën Rrahmanët në Prishtinë dhe thanë jo është e jona kjo sepse duhet që Kosova me Edi Ramën që na thotë se s’po kuptoj, po humbim rast. E vërtetë është se rast tradhtie si ky ka ndodh në 81-, po bëhen pothuajse 30 vjet”, ka thënë Berisha.