Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku pritet në zona të caktuara të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Ka mundësi të ketë breshër të vogël. Në përgjithësi reshjet do të jenë dukshëm më të kufizuara në krahasim me ditën e martë.
Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 15-35 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 24°C. /MeteoKosova/