Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Herë pas here priten rrebeshe afatshkurtra lokale me vetëtima dhe bubullimë të cilat në disa vise mund të jenë të fuqishme, por që nuk zgjasin shumë.
Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 21 gradë Celsius, ndërsa parashihen erëra nga jugperëndimi herë pas here të fuqishme.
Në Shqipëri pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë interval kohor me diell. Gjatë ditës priten rrebeshe lokalisht të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë.